TIRANE- Kryetarja e Gjykates se Larte Shpresa Beçaj ka reaguar sot në lidhje me arrestimin e ish-shoferit të institucionit që ajo drejton. Shtetasi Stavri Vaso deri në Prill të këtioj viti ka punuar si shofer në këtë institucion, ndërsa dje pasdite i janë vënë prangat nën akuzën e vjedhjes me anë të mashtrimit. Becaj deklaron në njoftimin e saj për mediat se "kjo gjykatë inkurajon dhe falenderon cdo qytetar, i cili i drejtohet organeve të drejtësisë për të gjetur dhe garantuar të drejtat individuale, sa herë që ndeshet me raste mashtrimi, duke respektuar në të njëjtën kohë dhe punen e organeve të policisë dhe prokurorisë për të kryer veprimet e nevojshme në identifikimin e këtyre elementeve".
Kryetarja e Gjykatës së Lartë kërkon që cdo qytetar shqiptar të kuptojë domosdoshmërisht se drejtësinë duhet ta kërkojë dhe ta gjejë tek pushteti gjyqësor dhe jo tek sekserët, të cilët janë fatkeqësisht jo te paktë në numër ndër avokatë, punonjës të agjencive shtetërore e private dhe ndërmjetës të tjerë të paligjshëm.
Më tej Becaj kërkon që publiku dhe të gjithë faktorët politik, shoqëror dhe ligjor të kontribuojnë për evidentimin dhe goditjen e këtyre spekulanteve, jashtë dhe brenda drejtësisë e të punojnë pandërprerë në drejtimin e ndryshimit të një mentaliteti të gabuar e tepër të dëmshëm qe ekziston sot, se atë që të takon apo pretendon se të është mohuar, mund ta fitosh lehtë nëpërmjet korruptimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të vecantë.
"Për të garantuar parimin e ligjshmërisë të shtetit juridik, në Kodin Penal janë parashikuar veprat penale kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga persona të ngarkuar me funksione në shërbimin publik, ku përfshihen edhe të gjithë gjyqtarët e të tre shkallëve të gjyqsorit. Gjithkush duhet të bindet dhe të kërkojë me forcë që të drejtën ta fitojë vetëm përmes rrugëve ligjore dhe drejtësisë-përfundon deklarata për mediat e kryetares së Gjykatës së Lartë.
ARRESTIMI PER MASHTRIM I ISH-SHOFERIT
Ish-shoferi i Gjykatës së lartë, Stavri Vaso, 47 vjeç është arrestuar nga zyra e Hetimit të Korrupsionit në Policinë e Shtetit, pasditen e djeshme. Vaso, i cili deri në prill të këtij viti ka kryer detyrën e ish- shoferit në Gjykatën e Lartë akuzohet se ka përvetësuar nga familja shkodrane Tula, një sasi prej rreth 20 milionë lekësh të vjetra, me premtimin se do ndikonte tek funksionarë të lartë të Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, që këta të fundit të merrnin një vendim në favor të familjes Tula.
Hetuesit e Prokurorisë dhe të Policisë, kishin rënë në gjurmë të abuzimit, ndërsa ishin duke hetuar një çështje tjetër për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm. I arrestuari në periudha të ndryshme iu ka marrë pjesëtarëve të familjes Tula 20 milionë lekë të vjetra.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com