Arrestimi i Jorgo Goros për tjetërsim pronash/ Basha: Arkitekti i kësaj masakre korrupsioni, Rama! Bardhi: Të arrestohen edhe ata që ilegalisht përfituan statusin e investitorit strategjik

Arrestimi i Jorgo Goros për tjetërsim pronash/ Basha: Arkitekti i kësaj masakre korrupsioni, Rama! Bardhi: Të arrestohen edhe ata  që ilegalisht përfituan statusin e investitorit strategjik

Me urdhër të SPAK është arrestuar sot (23 mars), kryetari në detyrë i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro pasi akuzohet nga prokuroria e Posaçme se ka shpërdoruar detyrën duke tjetërsuar dy prona. 

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me arrestimin e Goros, duke thënë se ky i fundit nuk do ndërmerrte asnjë veprim të kundraligjshëm pa dijeninë dhe orkestrimin e kryeministrit Edi Rama.

“Dmth këta të gjithë paskan ngrënë mollë, kumbulla e dardhë, paskan boshatis të gjithë pemtoren dhe i zoti s’paska parë asgjë?! A ka shqiptarë që e beson këtë?! Sigurisht që jo.

Arkitekti i kësaj masakre korrupsioni, nga koncesionet, tenderat e deri tek pasuritë publike, tokat e shqiptarëve, ka vetëm një emër, Edi Rama.

Të gjitha lidhjet të çojnë tek ai. Hetimi i thelluar dhe pa kursyer askënd është e vetmja rrugë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për suksesin e luftës kundër korrupsionit.

Inkurojmë dhe mbështesim pa asnjë rezervë SPAK-un në këtë betejë jetike për vendin”,- shkruan Basha.

Për lajmin ka reaguar edhe deputeti Gazment Bardhi përmes rrjeteve sociale.

Bardhi e cilëson arrestimin e Goros si një lajm të mirë që duhet të shoqërohet me arrestime të tjera. 

'Arrestimi i Jorgo Gorës është një lajm i mirë, që duhet të shoqërohet me arrestime edhe të bashkëpunëtorëve zë Edi Ramës, që në shkelje të ligjit kanë përfituar prej tij statusin e investitorëve strategjik. KM duhet me urgjencë të urdhëroj shkarkimim e tij nga detyra.'- shkruan Bardhi.

Burimë për Report Tv mësuan se Jorgo Goro u arrestua në Dhërmi, nga agjentët e SPAK, sapo është ngritur nga kafja rreth orës 16 e 45, ku po qëndronte bashkë me disa miq të tij. Të njëjtat burime thonë se agjentët po e mbanin në monitorim.

GJKKO ka caktuar masë arrest shtëpie edhe për tre zyrtarë të tjerë, për kreun e kadastrës, Bilbil Aliaj, juristin Vezir Gjikoka (ekzekutuar) dhe Jerasimo Bashi, (pa ekzekutuar) Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, Bashkia Himarë. Si dhe ka caktuar masën arrest me burg dhe ka shpallur në kërkim Stavri Mëhillin, i cili ka përfituar në 5512 m2 tokë bujqësore në mënyrë të përdrejtë.

K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ministri Mazniku në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion: Pjesa më e madhe e pronave të paregjistruara në emër të bashkive, duhet të lehtësohet procesi 

Ministri Mazniku në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion: Pjesa më e madhe e pronave të paregjistruara në emër të bashkive, duhet të lehtësohet procesi