Operacioni për arrestimin e personave të implikuar në tjetërsimin e pronave në zonë e “Ranës së Hedhun” në Lezhë ka vijuar edhe gjatë natës së mbrëmshme.

Deri tani janë arrestuar 12 persona mes tyre Kryetari i bashkisë dhe zyrtar të tjerë bashkiak, por edhe ish drejtues hipoteke.  Ndërkohë vijon aksioni për kapjen e personave të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim si pjesëmarrës në këtë organizatë

 

Në këtë zonë janë tjetërsuar rreth 298 mijë metër katror në pjesën e rërës. Report Tv siguron pamjet e tokës në Shëngjin, e cila u tjetërsua përmes falsifikimit dhe më pas u shit të persona të tjerë në kohë rekord.

d.b/shqiptarja.com