Arrestimi i Kserës, Berisha: Akt i
porositur politikisht, nuk ka fakte 

Arrestimi i Kserës, Berisha: Akt i<br />porositur politikisht, nuk ka fakte 
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për arrestimin e ish minsitrit të tij Spiro Ksera, duke e cilësuar këtë veprim, një atavizëm të kohëve të shkuara dhe deshmi e dobesise ekstreme te atij qe leshon urdherarrestin!

Në rrjetin social FB Sali Berisha shkruan se Ksera u arrestua pa u pyetur ndonjëherë prokuroria, ndonëse ishte paditur nga KLSH nje vit me pare. "Ky qëndrim i organit të akuzës vijon Berisha, dëshmon veprimet antiligjore të këtij insititucioni si mungesen e guximit nga ana e tij per ta pare drejt ne sy personin qe ai heton, per ta njohur me akuzen qe i ben dhe degjuar dhe pergjigjet e faktet kunder akuzes se tij. Sipas ish kryeministrit, ky arrestim dëmton në mënyrë të pariparueshme që në fillim hetimin dhe e bën atë politik dhe të dështuar.

Në shkrimin e tij Berisha, duke iu referuar avokatit të ish ministrit, thotë se ai u arrestua në kushtet kur nuk ka asnje prove qe te faktoje se ai ka lidhje direkte me prokurimet per te cilat dhe u arrestua apo ka perfituar nga tenderat e dosjes se akuzes per çka ai u arrestua. Sih kryeminsitri shpreh mbeshtetjen per hetimin nga prokuroria te cdo dosjeje, te çdo personi mbi bazen e standarteve te nje vendi te lire, ndërsa dënon arrestimin pa marre ne pyetje te ish ministrit Ksera, si nje akt I porositur per qellime te qarta politike.

Ja satusi i plotë i Berishës
Arrestimet jashte flagrance, pa pyetur kurre te arrestuarin, jane atavisem e koherave te shkuara, deshmi e dobesise ekstreme te atij qe leshon urdherarrestin!

Te dashur miq, prej dy ditesh mediat dhe kronikat e tyre jane mbushur me lajmin e arrestimit ne Derviçan te ish ministrit Spiro Ksera me akuzen e vjedhjes ne bashkepunim te 30 milione lekeve.

Dje avokati i ish ministrit Ksera, pasi u njoh me dosjen dhe u takua me prokurorin njoftoi se:

- Ish ministri Spiro Ksera, ndonese i paditur nga KLSH nje vit me pare nuk eshte thirrur, nuk es hte pyetur kurre nga prokurori i kesaj çeshtje dhe ky eshte nje lajm shume kompromentues, nje qendrim atavist qe evokon koherat me te zeza te institucionit te akuzes ne Shqiperi

- Arrestimi jashte flagrance, pa marre asnjehere ne pyetje personin per te cilin leshohet mandati i arrestit, i çfaredo statusi social politik apo ekonomik, deshmon me se paku per friken e urdherleshuesit nga akti i tij i pamoralshem

- Deshmon per mungesen e guximit nga ana e tij per ta pare drejt ne sy personin qe ai heton, per ta njohur me akuzen qe i ben dhe degjuar dhe pergjigjet e faktet kunder akuzes se tij.

- Deshmon se zbaton jashte çdo standarti nje porosi arrestimi sine qua non dhe demton ne menyre te pariparueshme qe ne fillim hetimin dhe si minimum lene shijen e nje akti politik dhe te deshtuar.

Avokati i çeshtjes njoftoi gjithashtu se ish ministri Ksera, qe u arrestua pa u pyetur kurre nga prokuroria, nuk ka asnje lidhje, nuk ka asnje prove qe te faktoje se ai ka lidhje direkte me prokurimet per te cilat dhe u arrestua dhe se nuk ka asnje prove se ai ka prekur apo ka perfituar nga tenderat e dosjes se akuzes per çka ai u arrestua.

Duke shprehur vendosmerisht mbeshtetjen time te plote per hetimin nga prokuroria te cdo dosjeje, te çdo personi mbi bazen e standarteve te nje vendi te lire, denoj me ashpersi arrestimin pa marre ne pyetje te ish ministrit Ksera, si nje akt te porositur per qellime te qarta politike.

I bej thirrje trupit gjykues te gjykoje bazuar ne ligjin dhe vetem ligjin pa asnje ndikim politik nga prokuroret e sojit Troci. I bej thirrje prokurorit te pergjithshem te ndaloje perdorimin ne prokurori te praktikave ataviste qe kompromentojne rende qe ne nisje procesin e hetimit!

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois