Kryeparlamentari, Ilir Meta, ka vendosur të mos e komentojë arrestimin ish-ministrit të Partisë Demokratike Spiro Ksera.
Teksa ndodhej në Gjirokastër në kuadër të disa aktiviteteve, Meta është pyetur është gazetarët për këtë çeshtje, teksa përgjigja e tij ishte kjo:
“Nuk kam asgjë për të thënë sepse këto janë çështje që i takojnë drejtësisë. Ne mbështesim pavarësinë e insitutioneve të drejtësisë dhe nuk ndërhyjmë në çështjet e drejtësisë.Mendoj se nuk ja vlen të merremi me spekullime të shtypit dhe të mediave. LSI nuk i personalizon insitucionet por mban gjithmonë qëndrime parimore sepse vetëm qëndrime të tilla ndihmojnë në konsolidimin dhe në shëndoshjen e insitucioneve,”
Të njëtën gjë ka pohuar edhe kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule dhe pse Spiro Ksera deri ne 2009 ka qëne deputet i kësaj force politike .
I kontaktuar nga Report TV ne telefon Dule ka pohuar se s'ka asnjë koment për arrestimin e Spiro Kserës, i cili gjithashtu është pjesë e minoritetit grek.
Vangjel Dule ndër të tjera ka pohuar se se nësë do ketë ndonjë reagim do e beje publik për mediat pëmes zyrës së shtypit.
Ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale në qeverinë Berisha 2, Spiro Ksera u arrestua nga policia mbrëmjen e së premtes nën akuzën e vjedhjes së 30 milionë lekëve të reja duke shpërdoruar detyrën, ndërsa nesër në oren 13.00 do të dalë para gjykatës. Arrestimi i Kserës, që shënon edhe vënien në pranga për herë të parë të një ish-ministri në vendin tonë, është bërë në një lokal në fshatin Derviçan të Gjirokastrës, ku ai jeton.
Ndaj tij Prokuroria e Tiranës kishte lëshuar urdhër arresti me akuzën se ka përfituar shuma të konsiderueshme parash përmes tenderëve fiktivë për organizimin e aktiviteteve social-kulturore për fëmijët në nevojë, romët dhe moshën e tretë, gjatë vitit 2013 pak para zgjedhjeve të qershorit kur të djathtët lëshuan pushtetin.
Në cilësinë e kryetarit të Entit Prokurues, në bashkëpunim me ish-drejtorin e Kabinetit Kleves Bitro si dhe mbështjen e disa zyrtarëve të tjerë, Ksera ka vjedhur paratë e akorduara për aktivitetet e shtresave të ndryshme sociale. Në shumicën e rasteve, sipas Prokurorisë së kryeqytetit, këto aktivitete nuk janë realizuar, ose janë bërë me kosto shumë më të ulëta se sa vlera që është shënuar në dokumentet zyrtarë.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO