Arrestimi i Kserës, PD: Ne nuk
bëhemi pengesë, por jo hetim politik!

Arrestimi i Kserës, PD: Ne nuk<br />bëhemi pengesë, por jo hetim politik!
TIRANE - Në reagimin e parë për arrestimin e ish-ministrit të qeverisë Berisha Spiro Ksera, Partia Demokratike deklaron se nuk do të bëhet pengesë për hetimin e ish-zyrtarëve të saj, por nga ana tjetër i bën thirrje Prokurorisë që të bëjë hetime të pandikuara nga kryeministri Rama, të cilin e etiketon si më të korrupstuarin në Ballkan.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat që mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Arben Ristani, thuhet se PD e mbështet dhe inkurajon hetimin në luftën kundër korrupsionit. Deputeti demokrat përsërit apelin për një hetim të pandikuar politikisht, i cili sipas tij mund të përdoret nga Rama për të hequr vëmendjen nga korrupsioni që sipas PD ka në dogana, tatime, e në koncesionet e dhëna nga qeveria.

Deklarata e plote e PD-se
Partia Demokratike mbështet dhe inkurajon çdo hetim dhe akt të drejtësisë në luftën kundër korrupsionit. Partia Demokratike nuk bëhet pengesë e asnjë hetimi ndaj zyrtarëve apo ish-zyrtarëve të saj në asnjë rast dhe e vlerëson luftën ndaj korrupsionit si jetike për vendin.
 
Në lidhje me ndalimin e z. Ksera PD i kërkon Prokurorisë të zbardhë akuzat dhe të veprojë me profesionalizëm duke zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin.

Ne inkurajojmë hetime të drejta dhe objektive, të pandikuara nga politika dhe veçanërisht nga nevoja që ka qeveria dhe kryeministri më i korruptuar në Ballkan, për të larguar vëmendjen nga hajdutëria masive që po bëjnë çdo ditë, në dogana, tatime, tendera, koncesione dhe privatizime.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois