Arrestimi i Kserës, Vasili:Shkelësi
i ligjit të shkojë ku e ka vendin

Arrestimi i Kserës, Vasili:Shkelësi<br />i ligjit të shkojë ku e ka vendin
Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i pyetur nga Top Channel mbi qëndrimin e LSI-së sa i përket arrestimit të ishin ministrit Spiro Ksera, është shprehur se shkelësit e ligjit duhet të shkojnë atje ku e kanë vendin.

“Abuzuesi me ligjin nuk e ka më emrin, as ministër, as drejtor, as specialist, as shef sektor, është njeri që ka shkelur ligjin. Dhe vetëm ky koncept duhet të na prijë. Sa herë që themi u dënua një figurë e lartë apo e ulët, shkelësi i ligjit mund të jetë në një pozicion të lartë apo të ulët, por është shkelës ligji,dhe ndaj tij qëndrimi është i prerë, duhet të shkojë atje ku e ka vendin”, - tha Vasili.

Vasili ka folur po ashtu edhe për reformën në drejtësi dhe çështje si mandati i Prokurorit të Përgjithshëm, për të cilin është shprehur se është çështje teknike dhe krijimi i Byrosë Kombëtare te Hetimit.

Për këtë të fundit, teksa ka deklaruar mbështetjen e LSI-së, Vasili është shprehur se duhet bashkëpunuar me komisionin e posaçëm të reformës në drejtësi për të parë mënyrën sesi do të pozicionohet ky institucion.

“Tashmë duhet të bashkëpunojnë edhe me komisionin e posaçëm të reformës në drejtësi për të parë mënyrën sesi do të pozicionohet, sesi do të qëndrojë, sepse jemi në një dritë të re. Nuk besoj se mund të neglizhojmë faktin që edhe ky është një institucion i caktuar, kemi tërësi të elementëve të reformës në drejtësi, të cilët kanë të bëjnë edhe me hetimin, hetimi penal është një problem shumë delikat”,- vijon Vasili.

Po ashtu ai është shprehur se pa debat, konsensusi mbi reformën në drejtësi do të ishte artificial.

“Do të ishte shumë e çuditshme që ne do të kishim një konsensualitet të menjëhershëm për një dokument të vetëm, pa asnjë koment, e pa asnjë opinion në mënyrë të menjëhershëm, sepse do të ishte një konsensus artificial dhe nuk do t’i rezistonte kohës. Ky është konsensus mëse i vërtetë sepse po ndërtohet nëpërmjet debatit”, - u shpreh Vasili.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois