Arrestimi i liderit opozitar rus/ Qytetarët sfidojnë të ftohtin -50 gradë dhe COVID-in! Mbi 40 mijë qytetarë në shesh, policia arreston dhunshëm 2000 prej tyre

Arrestimi i liderit opozitar rus/ Qytetarët sfidojnë të ftohtin -50 gradë dhe COVID-in! Mbi 40 mijë qytetarë në shesh, policia arreston dhunshëm 2000 prej tyre

Momenti i arrestimit të një protestueseje në Rusi

RUSI- Mbi 2000 protestues janë arrestuar nga policia ruse, të cilët dolën ditën e sotme në protestë me kërkesën për lirimin e liderit opozitar Alexei Navalny, mes tyre edhe gruaja e e këtij të fundit, Yulia Navalnaya

Mijëra qytetarë kundërshtuan arrestimin e tij, duke brohoritur në kor për largimin e presidenti Vladimir Putin. Referuar mediave ndërkombëtare, policia është parë duke rrahur dhe tërhequr zvarrë protestuesit, të cilët ishin të moshave të ndryshme, nga studentë deri të moshuar.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, të pranishëm në qendër të Moskës ishin rreth 40 mijë veta, duke sfiduar hapur të ftohtin -50 gradë, por edhe COVID-in, duke u bërë kështu protesta më e madhe në kryeqytet që nga demonstrata e fundit në 2019. Protestuesit thërrisnin në kor “Lironi Navalny” dhe “Putin largohu”. Një prej tyre tha se është lodhur duke pasur frikë.

“Rusia është kthyer në një kamp burgu", tha ajo. 

"Jam lodhur duke pasur frikë. Nuk jam këtu vetëm për veten time,  Navalny, por për djalin tim sepse nuk ka të ardhme në këtë vend”, tha një tjetër protestues 53-vjeçar.

Protestuesit në shesh për lirimin e liderit opozitar rus Alexei Navalny, pjesa më e madhe me maska anti-COVID

Sipas mediave, këtë të shtunë telefonat celularë dhe interneti nuk kanë punuar. Nuk dihet nëse kjo kishte të bënte me protestën, me qëllim ndalimin e grumbullimit të tyre.

Kritiku i Kremlinit u arrestua nga forcat policore sapo mbërriti në Rusi pasi kishte kaluar 5 muajt e fundit në Gjermani ku po rikuperohej nga një helmim. Atij i ishte dhënë agjenti vdekjeprurës Noviçok në një tentativë e cila besohet se është ndërmarrë nga rivali i tij presidenti Vladimir Putin. Navalny ka qenë një kritik i hapur i Putinit dhe Kremlinit për vite me radhë, dhe autoritetet ruse e kanë vënë në shënjestër atë. Navalny u dënua në vitin 2014 me akuzat e përvetësimit dhe pastrimit të parave, akuza që ai ka pretenduar se janë të motivuara politikisht.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:24
Në protestë për lirimin e liderit të opozitës Alexei Navalny, autoritetet ruse arrestojnë edhe gruan e tij

Ditën e shtunë, gjatë një prej protestave të shumta të zhvilluara në Rusi policia ka arrestuar gruan e liderit Opozitar Alexei Navalny.
Yulia Navalnaya  ka postuar një selfie në instagram ditën e shtunë ku kërkonte ndjesë për cilësinë e dobët të ndriçimit në automjetin policor.

Më parë ajo kishte postuar një selfie gjatë protestave në Moskë. Zonja Navalny është një prej qindra protestuesve  të cilët tashmë janë arrestuar në protestat kombëtare nën temperatura  -50 gradë celcius. Keto protesta ishin planifikuar më herët këtë javë si reagim ndaj arrestimit të Navalnyt të dielën e kaluar. Kritiku i Kremlinit u arrestua nga forcat policore sapo mbërriti në Rusi pasi kishte kaluar 5 muajt e fundit në Gjermani ku po rikuperohej nga një helmim.

Atij i ishte dhënë agjenti vdekjeprurës Noviçok në një tentative e cila besohet se është ndërrmarë nga rivali i tij presidenti Vladimir Putin. Në vijim të arrestimit të tij gjykata e dënoi atë me një muaj burgim për shkelje të një verdikti të pezulluar nga viti 2014 për evazion fiskal. Navalny  shprehet se akuzat ishin të motivuara politikisht. Ai do të rikthehet në gjykatë në muajin Shkurt për të mësuar nëse do kryejë edhe tre vite të tjera dënim. Ditën e shtunë, sipas organizatës OVD që monitoron burgimet politike, u raportuan rreth 850 arrestime në fillimet e protestave në lindje të Siberisë, ndërkohe që priten shumë të tjera në grumbullimet e mbasdites në perëndim të Moskës dhe Shën Petërburgut.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rusi: 24/01/2021 09:54

    30 vjet putin akoma ne pushtet si enver hoxha

    Përgjigju
  • bob: 24/01/2021 01:51

    -50 grade????

    Përgjigju
  • Riciklim: 24/01/2021 00:34

    Koha për pak demokraci ne rusi ! Riciklim

    Përgjigju
  • vera: 23/01/2021 22:38

    RUSIA te liroi kete navalnin,,nuk i vjen rusise e keqja nga nje njeri...

    Përgjigju
  • Donald Trump: 23/01/2021 22:25

    Si me hoqen mua te heqin Putinin Kim Jongun qe bota te gjeje qetesi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona