Arrestimi i Marko Gjuriç në Kosovë, reagon për herë të parë NATO

Arrestimi i Marko Gjuriç në Kosovë, reagon për herë të parë NATO

Momenti i arrestimit të Marko Gjuriç në Kosovë

Burime nga NATO-ja kanë thënë se zyrtari serb, Marko Gjuriç, më 26 mars ka hyrë ilegalisht në Kosovë dhe si rrjedhojë është arrestuar, kurse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dërguar në veri të vendit Policinë pa miratimin e KFOR-it.

Kështu i kanë thënë agjencisë serbe të lajmeve “Beta” zyrtarë në selinë e NATO-s në Bruksel të cilët kanë theksuar se “fillimisht Gjuriçi nuk ka respektuar procedurën e nevojshme pasi kërkesën (tek autoritetet në Prishtinë) e ka dërguar pas orës 17 të premten, kur zyra nuk punon më dhe lista e njerëzve në përcjellje ka qenë e paplotë dhe për shqiptarët e Kosovës kjo ka nënkuptuar se procedura nuk u respektua”.

“E dyta është intervenimi i Policisë së Kosovës në veri sepse, kur ata planifikojnë të hyjnë përmes Ibrit në veri, duhet të njoftojnë KFOR-in dhe të kërkojnë leje, kjo është pjesë e marrëveshjes me Bashkimin Evropian dhe për këtë pyetet NATO-ja dhe këtë duhet ta respektojnë të dyja palët”, ka thënë burimi i agjencisë “Beta”, transmeton Koha.net.

“Presidenti Hashim Thaçi këtu ka reaguar shpejt sepse ka vlerësuar se kemi të bëjmë me një provokim kur u njoftua se Gjuriçi ka hyrë në veri të Kosovës”, ka shtuar ky burim.

“Mund të themi se Gjuriçi ka mundur të telefonojë dhe të thotë se dëshiron të vijë sepse orari i punës ka përfunduar, dhe t’i thuhej: Po mik, mundesh... por gjëra të tilla nuk ndodhin mes Serbisë dhe Kosovës”, citon “Beta” burimin anonim në NATO.

Në lidhje me faktin se Policia e Kosovës ka shkuar në numër të madh dhe e armatosur rëndë për të arrestuar Gjuriçin, burimi i ka thënë “Betas” se ndonëse është dukur “dramatike”, megjithatë thotë se ardhja e Gjuriçit në Kosovës ka qenë “provokim”.

“Beta”, duke iu referuar disa dyshimeve se në “rastin Gjuriç” ka mundur të jetë e përfshirë edhe Rusia, ka kërkuar nga zyrtarët e NATO-s të komentojnë këtë çështje. Ata kanë thënë se “ka pasur retorikë dhe deklarata ruse të cilat kanë mundur të interpretohen se, nëse Serbia do të hynte në Kosovë, ne do të jemi me të”.

Sepse, siç shtojnë ata, “atë natë janë dëgjuar porosi nga Beogradi se, nëse për disa orë gjërat nuk i kthehen normalitetit, do të vijë deri tek pushtimi i plotë i Kosovës”, transmeton Koha.net.

“Kanë qenë fjalë, e njëjta vlen edhe për Prishtinën, pra ‘dhëmbë për dhëmbë’, dhe secila palë jep versionin e vet të incidentit, nuk e dimë saktë se cila është e vërteta, por, kur gjithçka qetësohet, të dyja palët duhet të bisedojnë”.

Burimi i “Betas” ka përfunduar duke thënë se “e tërë ajo situatë, megjithëse është dukur befasuese, ka përfunduar mirë, sepse është kuptuar se Policia e Kosovës dhe njësitet speciale janë shumë profesionale”.

“Sepse gjithçka përfundoi pa dëme dhe pa viktima, EULEX-i nuk intervenoi si palë tjetër parandaluese, KFOR-i nuk intervenoi si palë e tretë parandaluese, që do të thotë se kosovarët dinë të zgjidhin situatat”.

“Kjo do të thotë se Kosova është në rrugë që të bëhet më e pjekur, sepse nga pikëpamja e sigurisë, nëse KFOR-it do t’i duhej të intervenonte, nuk do të ishte mirë. Dhe kjo tani do të thotë se Kosova ishte në gjendje të zgjidhte situatën që kalonte kufijtë e asaj që zakonisht ndodh atje”, ka përfunduar burimi i agjencisë “Beta”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën