TIRANË - Prefekti i Vlorës, Besnik Dervishi reagon përmes A1 Report në lidhje me arrestimin e Marjon Mitros, si personin e dyshuar që i ka vënë lëndën eksplozive C4 në makinën e tij.
“Nuk e njoh dhe nuk kam pasur asnjë kontakt me të arrestuarin”, ka thënë Dervishi gjatë një komunikimi për A1 Report.
Prefekti Dervishit thotë se, të gjithë e dinë se i kujt klani i përket personi i arrestuar.
“Në Vlorë, e njohin se i kujt klani i përket dhe i shërben. Kam pasur besim tek policia dhe shteti në tërësi. Kam besim se kësaj çështjeje do ti shkohet deri në fund”, thekson gjatë deklaratës së tij, prefekti i Vlorës, Besnik Dervishi.
I pyetur nga A1 Report, se çfarë ka parasysh me fjalën klan, ndonjë klan zyrtar, partiak ose lokal, Prefekti i Vlorës, Besnik Dervishi thotë se “kjo ngjarje dëshmoi se, krimi i organizuar mund të prekë edhe nivele të larta”.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com