Arrestimi i Mziut, Ristani: Rama
po nxit një zemëratë ku do digjet

Arrestimi i Mziut, Ristani: Rama<br />po nxit një zemëratë ku do digjet
TIRANE - Partia Demokratike i ka dalë në krah kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu i arrestuar nga policia për korrupsion, duke deklaruar se, "kryemnistri Edi Rama po nxit një zemratë popullore, nga e cila ai vetë do të digjet".

. Deputetë Arben Ristani dhe Aldo Bumçi, kanë dhënë një deklaratë nga salla e Këshillit Bashkiak të Kamzë, duke deklaruar se, arrestimi i Mziut i akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe “pabarazi në tendera” është bërë në një mënyrë që lë për të dyshuar.
 
“Arrestimi i Xhelal Mziut i zgjedhur dy herë rradhazi nga banorët e kësaj bashkie, ngre pikëpyetje ndaj këtij procesi. Diskreditimi familjar për rrethana që nuk kanë ndodhur kurrë, dhënia e masës së sigurisë në mungesë, kur i akuzuari është i zgjedhor vendor na bën të dëshyrojmë për këtë proces dhe për këtë dyshojmë për provat e mëpasshme”, deklaroi deputeti i PD-së, Arben Ristani.
 
Ristani ka hedhur sërish akuza ndaj policisë dhe mënyrë së saj të hetimit. “Policia e Shtetit është nën ndikimi politik. PD nuk është kundër dhe nuk do të jetë kundër shtetit ligjor asnjëherë, por kur policia është nën pushtet politik, na bën të dyshojmë. Ngjarjet e fundit në Kamzë, na bën që të mendojmë se kjo është një fushatë nga PD-së dhe simpatizantëve të saj, dhe fushata të spastrimit politik”, tha gjatë fjalës së tij, Ristani.
 
Sipas deputetit demokrat, në rradhët e simpatizantëve të PS-së, akuzat ndaj Mziut diheshin që më parë. “Këtu në Kamzë shumë kush e di që para se drejtësia të merrte këtë vendim, socialistët e dinin dhe bënin presion. i kujtojmë kryeministrit se, drejtësia mund të vonojë por nuk shmanget”, theksoi në fjalën e tij Ristani.
 
I pyetur se si, PD e cilëson arrestimin e kryebashkiakut të Kamzës, të rregullt apo jo, Risanit tha se, “PD nuk ndërhyn në punët e drejtësisë, themelin e çështjen, por është manipuluar me arrestimin. Rama nuk po bën gjë tjetër, veçse po nxit një zemratë popullore, nga e cila ai vetë do të digjet”.
 
“Arrestimi ka qenë dispropocional në rastet e tjera që ju i dini dhe është shoqëruar me një fushatë mediatike të pavërtetë, si gjoja gjetjen e një vule të KZAZ-së apo të florinjve politikë. Jemi përpara një procesi jo ligjor”, tha në fund të fjalës së tij, deputeti i PD-së, Arben Ristani.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit