Arrestimi i ‘të rrezikshmëve’ Balla takon Operacionalen e Durrësit: Askush s’mund t’i fshihet drejtësisë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla takoi nga afër Forcat Operacionale të Policisë së Durrësit, për t’ju shprehur vlerësimet dhe mbështetjen për operacionet e fundit të kryera nga kjo njësi.

Ministri tha se dy operacionet e fundit dëshmojnë nivelin e lartë të profesionalizmit të kësaj force të posaçme. Ai kërkoi hartimin e planeve të detajuara nga Policia, për goditjen e elementëve kriminalë, që janë ende në kërkim. 

“Operacionet e fundit kanë bërë të mundur vendosjen para drejtësisë së dy personave me rrezikshmëri të lartë. Kanë qenë dy operacione me cilësi të lartë pune nga ana e Forcës Operacionale të DVP Durrës dhe që secili prej jush meriton jo vetëm falënderime, por dhe respektin tim maksimal për këtë punë të mirë, e cila duhet të jetë thjeshtë dhe vetëm fillimi i një pune edhe më të madhe që na pret në ditët, javët dhe muajt në vijim. E vërteta është se edhe në Durrës, si dhe në Tiranë si dhe në disa drejtori vendore kemi një numër të madh personash që janë në kërkim. Prandaj na duhet që Drejtoria e Përgjithshme e PSH në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të bëjnë një plan të qartë masash për të garantuar që askush nuk mund t’i fshihet drejtësisë. Në Durrës kemi personazhe të rëndësishme të botës së krimit, të cilët duhet gjetur, arrestuar e vendosur para drejtësisë”, theksoi Balla. 

Ministri deklaroi se qeveria do të mbështesë jo vetëm rritjen e pagave, por edhe anën tjetër financiare e logjistike, për mirë-funksionim e strukturave policore.

“Ndaj dua t’ju garantoj që secili prej jush ka mbështetjen time maksimale, ka mbështetjen e qeverisë së Kryeministrit Rama. Jam shumë i sigurt që në buxhetin e vitit të ardhshëm do të kemi një rritje të rëndësishme të pagave të punonjësve bazë të PSH, me fokus te Departamenti i Policisë Kriminale me pjesën që lidhet edhe me pagesat e orëve jashtë orarit, që është shqetësim, por edhe me një rritje të pagës bazë që të garantojë që secili prej jush të përmbushë nevojat që ka për familjen. Gjej rastin t’ju kërkoj të falënderoni në emrin tim gjithë familjet tuaja, sepse në fund të fundit janë ata që e vuajnë më shumë këtë profesionin që keni zgjedhur”, shtoi ai. 

Ministri së fundmi kërkoi një vëmendje të shtuar pranë shkollave, për të garantuar më tepër siguri për nxënësit.

“Forca Operacionale e DVP Durrës është elitë, e përditë bën punë të mira kundër kultivimit, por e vërteta është se duke qenë qytet-port, kemi probleme me trafikimin në hyrje apo dalje nga Shqipëria. Ajo që për mua ka një fokus të veçantë është perimetri i sigurisë në shkolla, ku e dini se ka plot elementë kriminalë që i përfshinë nxënësit në shitje të lëndë narkotike dhe pastaj në varësi të përdorimit të tyre”, nënvizoi ministri Balla.

S.S/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ali: 07/09/2023 13:10

    Bravo shoku Balla! Llafin e the, foton e bere, edhe dreken e zhdepe me Laze Hasanbelline "te paprekshmin"!

    Përgjigju
  • Alban Borshi: 07/09/2023 04:13

    Si mund t'u afrohet kamera ne fytyre Forcave Operacionale?! Kjo eshte t'i ekspozosh te Krimie e me keq akoma te Krimi i Organizuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë, shqiptarët 'paralizuan' Athinën mbrëmjen e djeshme! Flamuj të shumtë, rrugë të bllokuara dhe muzikë shqip

112-vjetori i Pavarësisë, shqiptarët 'paralizuan' Athinën mbrëmjen e djeshme! Flamuj të shumtë, rrugë të bllokuara dhe muzikë shqip