Pak minuta pas lajmit për arrestimin e djalit të deputetit, Rrahman Rraja, Rexhep Rraja, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama. Në një status në Twitter, Rama thotë se drejtësia është e barabartë për të gjithë dhe se prokuroria nuk duhet të ndalet derisa të kjo ngjarje të zbardhet deri në fund.

Postimi i Kryeministrit Rama në Twitter
Ndryshe nga ata që dje u bënë mburojë e të kërkuarve nga drejtësia duke i hapur luftë prokurorisë dhe sot po ridhunojnë vajzën për politikë, ne mbështesim drejtësinë e barabartë për të gjithë gjithmonë. Inkurajoj prokurorinë të mos ndalet deri në fund.
Edi Rama, kryeministër
Reagimi i Kryeministrit Rama vjen pas arrestimit për dhunë dhe përndjekje ndaj Xhisiela Malokut, të Rexhep Rrajës. Kryeministri tha dje nga Korca se mazhoranca është në krah të Xhisiela Malokut, dhe se nëse është e nevojshme, prokuroria mund të hetojë edhe deputetin Rrahman Rraja, që sipas Ramës ka një version subjektiv mbi atë që ka ndodhur.
Arrestimi i djalit të deputetit Rrahman Rraja ka vijuar të prodhojë replika edhe gjatë mbrëmjes. Përmes një postimi të dytë në Twitter, kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën për deklaratat e saj gjatë të dielës:
“E kanë kapur vajzën si të ishte një dru për të shembur portën dhe vijojnë me yryshin e politikës së tyre të dëshpëruar.
Asnjë fjalë mbështetjeje për prokurorinë. Përkundrazi, veç baltë pa asnjë fre tanimë.
Edhe njëherë shqiptarët e bëjnë qartë dallimin eGjithëVëmendjapërVajzën” – shkruan Rama.
Komente











TANI QE dh****ve ne BREKE MESO TAULANTIN SI TI LAJE OSE PERDOR BIBILINA SA TE HARROHET NGJARJA DHE TE PILLET NJE TRAGJEDI .PERDITE I LUTEM ZOTIT QE TE SHPAGUASH NJE DITE ...TI OSE TE TUTE ...
PërgjigjuZoti je ber si ato kukllat me 16 ftyra,,nuk ke as seder as gja nuk te ka ngelur,,turp te vie
PërgjigjuSkema:i doli ne mbrojtje,se mbajti dot,tani rrahmani flet keq per qeverine,rama e perjashton.si gjithmone del e shan pastaj kte qe kishte ne krah derisa i plas bomba ne dore.
PërgjigjuVertet e kok qeni si e ke koken si qen sharri pas si behet nami per medja del e vertet dhunimi me ne vund se I her we sajes tani keshtu tha dhe kok pitbulli balla tani ligji esht i barabart hallall o koken qena
PërgjigjuNuk besoj se kryeministeri,do beje dhe punet e institucjoneve te gjith shqiperise;ato duhet ti bejne institucionaret.Por ne te gjith e dim,se imstitucionet,nuk jane te besushme.Prandaj kryeministeri duhet te ushtroje presion te fuqishem mbi to ,per tu ber puna ,e ti sherbehet popullit.