Edhe Partia Demokratike ka reaguar pas arrestimit të Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist, Rrahman Rraja, për dhunën e ushtruar ndaj ish-dashurës së tij, Xhisiela Maloku. Në një reagim të shpërndarë për mediat, PD e cilëson hile mashtrimi arrestimin e të riut, pasi sipas tyre, në pranga duhet të vihen edhe ata që fshehën ngjarjen tre muaj më parë.
Arrestimi i djalit të deputetit të deputetit të PS Rrahman Rraja është hile për të mashtruar publikun, sepse Ministri i Brendshëm, Prokurorja e Përgjithshme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë e fshehën krimin dhe nuk zbatuan ligjin, pavarësisht se ishin vënë zyrtarisht në dijeni nga oficeri i policisë Emiljano Nuhu. Arrestimi i djalit përdhunues të deputetit të Edi Ramës pa prekur asnjë nga pushtetarët që penguan drejtësinë, që mbrojtën përdhunuesin, që kërcënuan vajzën e torturuar dhe më pas kërcënuan me pistoletë në kokë edhe oficerin Nuhu, është skenari mafioz që ligji të mos zbatohet për kriminelët me të cilët Edi Rama ndan pushtetin.
Reagimi i PD
Prangosja sot e Rexhep Rrajës, thotë PD, erdhi pas denoncimit të ish-oficerit Emiljano Nuhu dhe presionit të madh publik, pasi sipas selisë blu, Rama e mori në mbrojtje dhunuesin.
Deklarata e plotë e PD:
Në një deklaratë të shpërndarë për mediat thuhet se, "arrestimi i djalit përdhunues të deputetit të PS është prova se gjithë vemendja e Edi Ramës këto dy muaj dhe e Prokurorisë nën urdhrat e tij ka qenë për të mbrojtur përdhunuesin dhe zyrtarët e deputetët e tij, të përfshirë në krim". "Arrestimi i djalit të pushtetarit erdhi vetëm pas bërjes publik të rastit nga nënkomisar Emiljano Nuhu, duke provuar vërtetësinë e dëshmisë së tij. Por arrestimi i djalit të deputetit të Edi Ramës vetëm nën presionin e lartë publik, është i pamjaftueshëm dhe një truk për t’i vënë kapak një skandali më të madh politik: përfshirjes direkte të disa prej pushtetarëve më të lartë të vendit në krimin e mbulimit të torturimit të vajzës nga djali i deputetit të Edi Ramës.
Arrestimi i djalit të deputetit të PS Rrahman Rraja është një truk, sepse, bashkë me të, para drejtësisë duhet të ishte Rrahman Rraja, Taulant Balla dhe Artur Bushi, të pranishëm në kërcënimin me pistoletë në kokë të nënkomisar Emiljano Nuhut për të mbyllur çështjen. Arrestimi i djalit të deputetit të PS është një truk për të mashtruar opinionin publik, sepse në burg, bashkë me të, duhet të ishin shefat e komisariateve që, gjatë gjithë këtyre muajve, mbajtën anën e kriminelit dhe jo të vajzës së dhunuar apo të policit të kërcënuar.
Arrestimi i djalit të deputetit të deputetit të PS Rrahman Rraja është hile për të mashtruar publikun, sepse Ministri i Brendshëm, Prokurorja e Përgjithshme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë e fshehën krimin dhe nuk zbatuan ligjin, pavarësisht se ishin vënë zyrtarisht në dijeni nga oficeri i policisë Emiljano Nuhu. Arrestimi i djalit përdhunues të deputetit të Edi Ramës pa prekur asnjë nga pushtetarët që penguan drejtësinë, që mbrojtën përdhunuesin, që kërcënuan vajzën e torturuar dhe më pas kërcënuan me pistoletë në kokë edhe oficerin Nuhu, është skenari mafioz që ligji të mos zbatohet për kriminelët me të cilët Edi Rama ndan pushtetin.
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka reaguar sërish pas deklaratës së PD lidhur me arrestimin e Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist, Rrahman Rraja për dhunë ndaj ish të dashurës Xhisiela Maloku. Balla thotë se me reagimin e sotëm, PD doli zbuluar se s'ka pasur për qëllim të bëjë drejtësi, por vetëm luftë politike kundër tij personalisht dhe PS-së.
E përshëndes deklaratën e partisë babalokraktike (PD), sepse nxjerr plotësisht zbuluar qëllimin e tyre që nuk ka qenë e nuk është fare drejtësia për vajzën e dhunuar, por lufta e pistë politike me mua dhe Partinë Socialiste! E di që prej vitesh tashmë jam halë në sy për Saliun, Lulin dhe ca sherbëtorëve ordinerë të tyre, se të them të drejtën ka edhe deputetë të PD që janë njerëz normalë.
Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS
Akuzat në adresë të tij se ka qenë i pranishëm në momentin kur ish-oficeri Emiljano Nuhu është kërcërnuar me jetë nga të afërm të djalit të deputetit, Balla i cilëson inskenim dhe i kujton Bashës përballjen në gjykatë në 10 tetor, si i akuzuar për shpifje.
Nuk më çudit asgjë që ata thonë, bëjnë, nxisin, thurin apo inskenojnë për të më baltosur e cënuar mua. Siç në fakt ishte shpifja e radhës në qershor me paratë e kapura nga Policia e Shtetit, kur në fund i humbur doli Lulzimi e të cilit do t’i duhet të paraqitet më datë 10 Tetor në Gjykatë si i akuzuar. Por kjo deklaratë sot më ka çuditur pak se është e gjitha në mbështetje të qasjes sonë dhe deklarata konfirmon se Luli dhe PD vajzën e dhunuar e duan thjeshtë mish për top në luftën politike! Mezi po pres që Prokuroria të fillojë hetimin mbi kallzimin e depozituar prej meje javën e shkuar dhe të thërrasë edhe të kallzuarin kryesor, Lulzimin! Jam i sigurtë që rezultatet do të jenë të shpejta dhe se regjizori Lulzim bashkë me aktorin e radhës së Babale 2 do të japin llogari para drejtësisë. Sa për Saliun atë e ka kallzuar koha dhe s'ia vlen të merremi me të në këtë rast.
Taulant Balla, kryetar i grupit të PS
Deri dje bertisnit perse nuk u arrestua sot perse u arrestua o idiote ndajeni mendjen ose thoni qe ju ka pjerdhur truri dhe thjesht doni politike.
Përgjigju