Partia Demokratike ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi, duke deklaruar se i diskredituari Elvis Rroshi, modeli i Edi Ramës për pushtetin lokal, edhe pse ka mbrojtjen e pakursyer të shefit të rilindjes, ra në më në fund, sepse dekriminalizimi po funksionon.

 Sipas PD, pavarësisht kësaj, Rroshi sërish ka kurajon të kërcënojë, dhe thotë se nuk e lëshon Bashkinë e Kavajës, sikur ta ketë pronën e tij.

Por, PD paralajmëron se i dënuari në disa vende të Europës, për drogë e përdhunim, përdoruesi i 5 emrave, falsifikuesi i formularit të dekriminalizmit, dhe shefi i tij Edi Rama, shpejt do ta kuptojnë se po vjen fundi i krimit në politikë. Dhe do të përballen me ligjin deri në fund.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com