Arrestimi i trajnerit të kombëtares, Rudi Vata: Nuk është lajm, dihej me kohë që Grima trukonte ndeshje

Arrestimi i trajnerit të kombëtares, Rudi Vata: Nuk është lajm, dihej me kohë që Grima trukonte ndeshje

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Rudi Vata

Rudi Vata, ish-kapiten i kombëtares shqiptare, ka komentuar lajmin për arrestimin e trajnerit të kombëtares së futbollit për femra, Armir Grima. Në një prononcim për Vipsport.al, Vata thotë se ky nuk është një lajm i ri, pasi sipas Vatës, Grima është marrë prej kohësh me trukim ndeshjesh.

Ky nuk është lajm, është diçka që dihet. Në jetë ka dy lloj njerëzish: tradhtarë dhe besnikë dhe secili zgjedh atë që do. Në Shqipëri ka shumë tradhtarë, njerëz të paaftë dhe mashtrues, të cilët duan të ecin përpara pa derdhur një pikë djerse. Ky është ligji i kompensimit: atë që ke bërë në jetë, do të të kthehet mbrapsht. Është shumë e rëndë. Por në Shqipëri nuk ka shtet dhe të gjithë bëjnë si “gjela”, por janë “gjela të blemë”, sepse kur shteti fillon të lëvizë të gjithë bëhen “pula”, por “pula të laguna” veç. Këta janë njerëz parazitë, pa vlerë që përçojnë vetëm energji negative për brezin e ri. Dhe kur brezi i ri ushqehet me këto gjëra, me këto fenomene, sigurisht që do të ndikohet. Nëse ne vendosim ta ushqejmë brezin e ri me energji pozitive, atëherë do të ketë diçka pozitive, do të ketë sport, do të ketë vlera. Sporti është i bukur kur djersit, kur vret këmbën, kur kërcen, kur përplasesh, jo kur mashtron. Këta njerëz zgjedhin të kenë një përfitim, qoftë ai edhe minimal për momentin, por brenda tyre janë të shkatërruar, sepse jetojnë gjithë kohën me atë mentalitet mashtruesi.

Rudi Vata, ish-kapiten i kombëtares shqiptare.

Më tej, Vata thotë se ka shpresë që të ketë arrestime të tjera në botën e futbollit. Vata thotë se ka qenë i pari që e ka denoncuar Grimën kur ka qenë tek Vllaznia.

Më vjen mirë që është bërë hapi i parë dhe shpresoj, shpresoj shumë që të bëhen lëvizje të tjera. Ky është një shembull. Të shpresojmë që e mira ta mundë të keqen dhe të rregullohen gjërat edhe në vendin tonë, ku gjithçka është bërë keq.

Unë kam faktet e mia dhe këtë person e kam akuzuar direkt, bashkë me drejtorin e klubit, kur isha te Vllaznia, se kanë shitur ndeshjen në Pogradec. Nëse do të ishte një Federatë normale, do të kishte reaguar dhe do të kishte marrë masa. Në një situatë normale, burrat e mëdhenj japin dorëheqjen, por nuk ka burra në Shqipëri që të veprojnë si burra. Ndoshta dikush është bërë burrë tani.

Rudi Vata, ish-kapiten i kombëtares shqiptare

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!