VIDEO/ ‘Mjellma e zezë’, ja libri i parë që Veliaj lexon në qeli! Takim me Sekretari e Përgjithshëm të Bashkisë

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi vizitoi në bllokun e sigurisë kryetarin Erion Veliaj.

Report Tv solli videot e momentit kur ai futet në ambientet e bllokut të sigurisë. Zyrtari i Bashkisë shihet duke mbajtur në duar disa dokumente dhe librin “The Black Swan”, të cilin mesa duket ia ka dërguar Veliajt për ta lexuar në paraburgim.

“The Black Swan” ose “Mjellma e Zezë” është shkruar nga autori Nassim Nicholas Taleb dhe u botua në vitin 2007. Libri “Mjellma e Zezë” i Nassim Nicholas Taleb trajton idenë e ngjarjeve të rralla dhe të paparashikueshme, që kanë një ndikim të madh dhe shpjegohen vetëm pasi ndodhin.

Taleb argumenton se historia dhe jeta jonë formohen kryesisht nga këto ngjarje të jashtëzakonshme, si krizat financiare, shpikjet e mëdha apo katastrofat natyrore.  Ai thekson se njerëzit kanë një prirje për ta nënvlerësuar të paparashikueshmen dhe për të kërkuar modele aty ku nuk ekzistojnë. Libri është një analizë mbi rrezikun, pasigurinë dhe rëndësinë e përshtatjes me të panjohurën.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lexuesi: 11/02/2025 18:59

    Veliaj po lexon Black San?! jam i suprizuar, po ja qe i doli koha me ne fund. dhe ne fakt mire ben se mund ta lidhe experiencen qe shiste fiq me TREGJET dhe Talebin. O TEMPORA O MORES!

    Përgjigju
  • Fredi vl: 11/02/2025 11:26

    Te pakten erjoni beri pune po spak po le sales verishen jashe qe vodhi pru vrau ke desh dhe prape po beneturpe i madvhe per ate vende

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 10:18

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Përfshihet nga flakët një xhami në Bulqizë, dëme të shumta materiale (VIDEO)

Përfshihet nga flakët një xhami në Bulqizë, dëme të shumta materiale (VIDEO)