Arrestimi i zyrtarëve, trembet
Berisha, del në mbrojtje të Imamit

Arrestimi i zyrtarëve, trembet<br />Berisha, del në mbrojtje të Imamit
TIRANE- Sali Berisha trembet nga arrestimet e fundit të bëra nga policia në rradhët e PD-së dhe i del në mbrojtje Arben Imamit. Pas arrestimit të dy ditëve më parë të Kryetarit të PD-së dega Kamës, njëkohësisht edhe kryetari i kësaj Bashkie, Xhelal Mziu, Berisha del në mbrotje të Rben Imamit pasi i druhet një vale tjetër arrestimesh brenda PD-së për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Në një postim në faqen e tij në “facebook”, Berisha shkruan se kryeministri Edi Rama kërkon arrestimin e Arben Imamit pasi ky i fundit u bë protagonisti i lëvizjes studentore të vitit 1990 dhe jo vetë Rama.

Në një deklaratë të gjatë, Berisha rradhit disa nga ngjarjet e ndodhura në ato vite duke mos harruar së shari kundërshtarin e tij politik. “Urrejtja dhe fiksimet ndaj Imamit ishin përcaktuese në përzgjedhjen e ish-nënrkyetares së Bashkisë, njeriut më konfident të Ramës për postin e Ministrit të Mbrojtjes, duke lënë me gisht në gojë Ruçin, Majkon, Blushin, etj., që u ofruan të linin mandatin për karrigen e Ministrit të Mbrojtjes. Jo ai post kurrë nuk mund ti jepej tjetër kujt, përveç Mimi konfidentes së gatshme për të pranuar skllavërisht çdo porosi për Imamin. Zhvillimet e pas 8 Dhjetorit në marrëdhëniet Rama -Imami dhe keqpërdorimin e ish nënkryetares së bashkisë Kodheli në këto marrëdhënie, faktuan se Rama nuk gaboi në përzgjedhjen e saj.

Mimi, që u emërua si pasardhëse e Imamit, u dëshmua e gatëshme të thyente çdo rregull e ligj, po të lypsej deri në fallsifikim, për të faktuar akuzat e groposjes së Imamit. Pas tre muaj shqyrtimi me auditin e ministrisë, të më shumë se 7200 dokumentave të firmosura nga Imami, Mimi, konfidentja, u bë helm e vrerë kur gjeti se, të githa akuzat dy vjecare ndaj paraardhësit të saj, ishin boshe dhe nuk qëndronin në asnjë pike.

Mirëpo, për Ramën, Imami duhej groposur me çdo kusht, me çdo çmim, ndaj dhe vendosën së bashku që dosja Imami të hapej, përpunohej nga ekipi hetuesve specialë i ngritur në selinë e PS-së njëlloj si dikur në K.Q.P.P.SH. Meqënëse në MM nuk kishte dijeni asnjëri për dosjen, u vendos që zëdhënësja e Ramës, Kodheli, të shpallë fajtor Imamin nga Selia e Kryeministrisë. Pasi u vulos dosja, u mbyll dhe u nis në Prokurori. Kryekreu në faqen e FB të tij shkruajti: Të ndëshkohet ish-ministri Imami, armiku që më vodhi 'Dhjetorin' e artë. Lideri dhjetorist i arteve jam unë, do të shfrynte Rama. Imami në galerë, të kalbet në qeli”,- shkruan Berisha në “facebook”.

Në vijim të deklaratës së tij, plot pesë faqe, Berisha nuk përmend as një gjë lidhur me kryetarin e degës së PD-së por i del në mbrojtje Arben Imamit duke kërkuar me çdo mënyrë që akuzat ndaj tij të biejn poshtë nga vetë Berisha dhe jo nga prokuroria e cila tani më ka nisur hetimin ndaj ish-ministrit Imami. Kësisoj, këto deklarata të tij duket se shkojnë të gjitha në mborjtje të vetes pasi kohë më parë, eksponent të lartë të Partisë Socialiste, pra forcës kryesore të mazhorancës qeverisëse, kanë pohuar se në valën e arrestimeve do të përfshihen të gjithë zyrtarët e lartë të cilët kanë shpërdoruar detyrën.

Por kjo deklaratë e tyre duket se është marrë si një kërrcënim nga vetë Berisha pasi ai, së bashku me familjen e tij u bënë epiqendra e akuzave të ish-opozitës socialiste në fillim të këtij viti duke paraqitur dokumente faktike lidhur me abuzime që ishin bërë. Por krahas kësaj, duke mbrojtur edhe një ish-zyrtarë të tij të lartë, Berisha mbron njëkohësisht të tërë kabineti ne tij qeveritar duke ndikuar indirekt në punën e prokurorisë e cila që prej më shumë se 2 javësh ka nisur hetimin e thelluar ndaj dosjes Imami. Kësisoj edhe argumentet e tij që shprehin një armiqësi të vjetër ndërmjet Ramës dhe Imamit duket se shkojnë në mënyrë lineare me qendrimet që vet Imami ka mbajtur pas kallzimit penal të bërë nga Ministria e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ku edhe kjo e fundit u bë një nga personet të përfshirë në këtë deklaratë.

Shkrimi u publikua sot (22.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit