Arrestimi në Itali i Bilbil Heqimit dhe dënimi me burg

Në korrik të vitit 2001 është vënë në pranga nga ana e policisë italiane Bilbil Heqimi. Vëllai i të vrarit, Lulzim Heqimi, është cilësuar nga hetuesit italianë si kreu i një grupi shqiptaro-italian që merrej me trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. Policia e Torinos në përfundim të operacionit të koduar me emrin "Boston" në korrik të vitit 2001, shpartalloi një bande narko-trafikantësh heroine, duke deklaruar arrestimin e 14 personave, 8 shqiptarë dhe 6 italianë, në krye të të cilëve ishte shtetasi shqiptar, Bilbil Heqimi, më banim në Fier. Ai është dënuar në shtetin fqinj me akuzën e "trafikut ndërkombëtar të drogës". Ky rrjet kishte çuar në Itali një sasi prej 150 kilogramë heroinë, por vetëm 100 kilogramë janë kapur nga policia italiane. Jo me pak habi hetuesit italianë deklaruan se ky rrjet narkotrafikantësh kryesohej nga shqiptari Bilbil Heqimi, 41 vjeç. Ky ishte përfundimi i një investigimi prej disa muajsh i filluar që me kapjen e bosit shqiptar, Bilbil Heqimi. Ky i fundit, ishte vënë në pranga që në korrik të atij viti, bashkë me tre shqiptarë të tjerë në Itali , Besnik Vasjani nga Elbasani, Shkëlqim Grëmi dhe Julian Latifi, sepse u kapën në flagrancë me 35 kilogramë heroinë të fshehur në rrotat e makinës. Bilbil Heqimi ishte prezantuar si biznesmen tekstilesh, që bënte tregti nga Shqipëria në Itali e Shtetet e Bashkuara, tamam në Boston, emrin e të cilit mori dhe operacioni që çoi në arrestimin e të përfshirëve në rrjetin e trafikut ndëkombëtar të lëndëve narkotike. Para se Biblil Heqimi të arrestohej e dënohej në Itali, ai i kishte shpëtuar një atentati më 30 dhjetor të vitit 2000 në bar "Iliria", në qendër të Fierit, ndërsa ishte duke pirë kafe me Baki Taullain(I vrarë në Lushnje në vitin 2005) dhe Bledar Krasniqin. Nga ky atentat Bilbil Heqimi vetëm sa u plagos lehtë. Pas kësaj u kap nga policia italiane për trafik droge.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Meta nga Pogradeci sulmon sërish SPAK: Organizatë kriminale! Dumani, mbrojtës i flaktë i korrupsionit të Ramës