Arrestimi në Vatikan
reagon Benedikti i XVI

Arrestimi në Vatikan<br />reagon Benedikti i XVI
VATIKAN- Papa Benekti i XVI reagon për herë të parë pas arrestimit të shërbëtorit të tij, Paolo Gabriele, i cili akuzohet se nga nxjerrë jashtë Vatikanit dokumenta tepër sekrete. Ndonëse nuk ka komentuar direkt ngjarjen, Benedikti i XVI ka thenë se jetojmë në një epokë të re, dhe se të gjithë jemi dëshmitarë të agresivitetit njerëzor. 

"Mirëkuptimi për njerëzimin duket gjithnjë e më shumë, diçka e madhe dhe e vështirë për tu bërë. Në kohët e sotme njerëzit priren më shumë drejt individualizmit"-shtoi Papa Benedikti i XVI gjatë peligrinazhit botëror të punës. Vatikani vazhdon të jetë i shokuar nga arrestimi i Paolo Gabrieles. Përpara meshës për peligrinazhin botëror të punes, edhe kardinali Angelo Bagnasco bëri një koment të shkurtër pëer ngjarjen duke thënë se të tilla situata të godasin dhe lëndojnë por besimi dhe prezenca e zotit nuk preken kurrë. 

Paolo Gabriele, “ndihmues dhome” i Papës,u arrestuar disa ditë më parë i dyshuar nga Xhandarmaria e Vatikanit si personi që i kalonte gazetarëve dokumente sekrete të Selisë së Shenjtë. Lajmi u bë i ditur nga zv/drejtori i Zyrës së Shtypit të Vatikanit, At Ciro Bendettini. Xhandarmaria e Vatikanit kishte arritur të zbulonte një numër të madh dokumentash sekrete në një apartament në rrugën Porta Angelica, ku Paolo Gabriele, banonte me gruan dhe 3 fëmijët. Gabriele punon për Papën që prej vitit 2006.

(ob/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë