Policia ka arrestuar 11 persona në Universitetin e Prishtinës, mes të cilëve pedagogë, asistentë e drejtues të organizatave studentore për shitje të notës në këmbim të parave.

Sipas policisë, të arrestuarit dyshohen nga Prokuroria se janë pjesë e një kriminaliteti për shitjen e notave në këmbim të parave.

Mediat kosovare njoftojnë se vlera e një note shkon deri në shumën 600 euro. Gjithashtu, bëhet e ditur se studentët paguajnë nga 4 mijë deri në 10 mijë euro për t’u regjistruar në Universitetin e Prishtinës dhe kryesisht në Fakultetin e Mjekësisë.

Përpos 11 arrestimeve, hetimet vazhdojnë ende dhe priten arrestime të tjera, ku në këtë listë përfshihen edhe ish-drejtues të lartë të Universitetit të Prishtinës.

(v.gj/shqiptarja.com)