Arrestohen 2 persona në Fier! 45-vjeçari mbante pistoletë pa leje, 42-vjeçari kultivonte kanabis në tokën e tij

Dy persona janë arrestuar në Fier të mërkurën, njëri për armëmbajtje pa leje, ndërsa tjetri për kultivim kanabisi.

Gentian Tepelena, 45 vjeç banues në Fier u kap nga Policia me pistoletë në brez, të gatshme për qitje dhe nën efektin e alkoolit. Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës një armë zjarri pistoletë me fishek në fole dhe 1 krehër me 7 fishekë në të.  Mbi 45-vjeçarin rëndon akuza "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.

Fatmir Muskaj, 42-vjeç, banues në Kreshpan u arrestua pasi Policia gjeti në tokën në pronësi të tij disa bimë të kultivuara kanabisi. Bimët e kanabisit u asgjësuan.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

D.GJ/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Forcohet leku, bie euroja dhe dollari! Me sa këmbehen sot monedhat e huaja

Forcohet leku, bie euroja dhe dollari! Me sa këmbehen sot monedhat e huaja