Arrestohen 3 persona në Shkodër, për vepra të ndryshme penale

Policia e Shkodrës ka kapur 3 persona të ilet akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Sipas bluve bëhet e ditur se është kapur Shkelzen Jacaj, 32 vjeç, pasi  R. N. 68 vjeç ka bërë kallzim se në lokalin e tij në Koplik i Siperm, Shkelzen Jacaj ka bërë pagesen e pijeve me dy kartemonedha 50 euroshe, dyshohen të jene të falsifikuara, ju sekuestruan në cilesinë e proves materiale dy kartemonedha 50 euroshe me nr V03634646675 e A05345365744. Artan Pali, 33 vjeç sepse është kapur nga shërbimet e policisë pasi në lagjen Skenderbeg, për motive të dobëta ka goditur me mjete te forta B. G. 35 vjeçare, banuese në Shkoder, duke i shkaktuar disa dëmtime trupore si dhe frakture ne krahun e majte dhe duke i demtuar xhamat dhe llamarinen e automjetit te saje tip Ford fjesta me targa AA721AF.

Po ashtu është kapur Dorentina Ukcenaj, 27 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur banesen e N. Z. 44 vjeç ku dyshohet se i ka vjedhur  një sasi lekesh prej 60.000 lekë të reja, e cila është konstatuar nga Sh. Z.  nëna e shtetasit të demtuar, e cila ka dhene deklarim.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit