Tre shtetas janë arrestuar në flagrancë në Elbasan, pasi kanë marrë dhe kanë kërcënuar brenda banesës së tyre një 25-vjeçar. Arben Raxha, Bekim Raxha dhe Erion Kaçuli kanë kërcënuar një 25-vjeçar me iniciale A.S.
Burime për Report Tv, bëjnë me dije se i riu është akuzuar nga tre pengmarrësit se u ka vjedhur shtëpinë, gjë që ka sjellë më pas kërcënimin në makinën e tyre.
Njoftimi i plotë
Elbasan
Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
• Arben Raxha, 48 vjeç
• Bekim Raxha, 21 vjeç,
•Erion Kaçuli, 18 vjeç , të tre banues në fshatin Griqan, Elbasan.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan, për motive të dobëta, kanë marrë e kërcënuar në mjetin e tyre, shtetasin A.S, 25 vjeç, banues në Elbasan.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë", parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal.