Policia e Durrësit ka vënë në pranga tre persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Mes të arrestuarve është një 24 vjeçar, i cili duke drejtuar mjetin tip “Daimler Chryser” ka goditur mjetin tip “Opel” dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur shoferi dhe pasagjeri i makinës tip "Opel".
Në pranga ka rënë edhe 32 vjeçari me iniciale Xh. Y., banues në Durrës, pasi më datë 11.10.2020, në banesë, ka dhunuar bashkëshorten e tij.
Po ashtu është arrestuar edhe një person me inicialet Y. K., pasi akuzohet për veprën penale "Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit".
Njoftimi i policisë:
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Ndalohen 3 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasit:
Y. K., banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën "Arrest në burg", për veprën penale "Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit".
Xh. Y., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 11.10.2020, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës u ndalua shtetasi:
E. D., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 27.09.2020, në autostradën Durrës-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip "Daimler Chryser" ka goditur mjetin tip "Opel" dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit “Opel”, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në spital janë larguar në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.