Arrestohen 400 protestues, ishin
kundër ndikimit të parasë në politikë

Arrestohen 400 protestues, ishin<br />kundër ndikimit të parasë në politikë
Më shumë se 400 persona   janë arrestuar nga  policia në Uashington pasi  po protestonin kundër ndikimit të parasë në politikë.

Autoritetet thanë se shumica e të arrestuarve, në afërsi të qeverisë amerikane, janë marrë në paraburgim për "aktivitete të protestës së paligjshme", të tilla si grumbullimi dhe bllokada.

Protestuesit e grupit Demokracia Pranverore u mblodhën në Uashington, me pankarta të llojit ‘Rikthejeni besimin tonë’, ‘Largojeni paranë nga politika’, si dhe ‘Mbroni të drejtat tona të votimit’.

Grupi, që përfshinte edhe aktorin e njohur Mark Ruffalo dhe aktivistin politik, Noami Chomsky, tha se protestuesit kishin për qëllim që t’i bënin presion Kongresit që “të ndërmerr hapa të menjëhershëm për t’i dhënë fund korrupsionit në politikë dhe të sigurojë zgjedhje të lira dhe të drejta”.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.