Arrestohen dy persona në Berat, shisnin kokainë (VIDEO)

Policia e Beratit ka arrestuar dy persona pasi bashkëpunonin për të shitur kokainë. Të arrestuarit janë një 42-vjeçar dhe një 22-vjeçar, të cilëve i është sekuestruar dozë e konsiderueshme kokaine dhe para, që sipas policisë janë fitime nga shitja e lëndëve narkotike. Ata u arrestuar nga operacioni i koduar “ Ypsilon” nga policia e Beratit, me qëllim kapjen e personave që merren me trafikim të lëndëve narkotike.

Të arrestuarve i janë sekuestruar gjithashtu dy automjete dhe celularë për provë materiale pranë policisë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të Drejtorisë Vendore të Policisë në  Berat, arrestuar Sokol Gjecin dhe Kledjan Demajn në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas një hetimi disamujor, bazuar nga informacione paraprake për këta dy shtetas.  Operacioni "Ypsilon" u realizua  në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit,  për lokalizimin dhe kapjen e tyre e të dyshuarve, pas kërkimeve paraprake. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:25
Emrat / Shisni kokainë në Berat, arrestohen dy persona

 

Janë zbuluar emrat e personave që merreshin me trafikimin e kokainës, të cilat u kapën nga policia e Beratit. U arrestuan 42-vjeçari Sokol Gjeci dhe 22- vjeçari Kledjan Demaj. Të dy të arrestuarit janë banues në Berat

 

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Armë për Ukrainën/ A mund të ndihmojë Ballkani Perëndimor?

Armë për Ukrainën/ A mund të ndihmojë Ballkani Perëndimor?