DURRËS- Arrestohen dy persona për vepra të ndryshme penale, një 24-vjeçar që u largua nga vendi i ngjarjes pasi aksidentoi një grua dhe një 28-vjeçar pasi dëmtoi disa karrige dhe goditi një person.
24-vjeçari me iniciale A.Sh., banues në Durrës është arrestuar për veprat penale "Largimi nga vendi i aksidentit" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", pasi duke drejtuar makinën tip "Fiat Punto" aksidentoi këmbësoren F.Ç., 52 vjeçe, banuese në Durrës, dhe është larguar nga vendi i aksidentit duke mos dhënë ndihmën e parë. Gruaja e plagosur pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Durrës ka shkuar në banesën e saj.
Kurse iu arrestuari tjetër është L.P., 28 vjeç, banues në Durrës për veprat penale"Shkatërrimi i pronës", "Dëmtime të tjera me dashje" dhe "Prishja e qetësisë publike", pasi në lagjen Nr.17/1 Durrës, për motive të dobëta, në një karburant ka dëmtuar disa karrige dhe ka goditur 51-vjeçarin J.D., banues në Durrës, punonjës në karburant.