Arrestohen dy shqiptarë në Romë
Ju gjetën 15 kg drogë në shtëpi

Arrestohen dy shqiptarë në Romë<br />Ju gjetën 15 kg drogë në shtëpi
Policia italiane e Romës ka arrestuar dy shqiptarë të përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike. Ata identifikohen me inicialet B.A 35 vjec dhe R.A 27.
 
Për ta ishte lëshuar një urdhër ndalimi nga gjykata e Regio Calbarias. Në momentin e ndalimit shqiptarët nuk kanë bashkëpunuar me karabinierët italianë, duke mos u treguar atyre dokumentet e identifikimit.
 
Ata janë shoqëruar menjëherë në komisariat, ku gjatë kontrollit u janë konfiskuar 2 telefona celularë si dhe 2 celësa që i përkisnin një apartamenti dhe një makine. Në kontrollin e ushtruar në apartamentin e dy shqiptarëve policia ka zbuluar 7 pako marijuanë me peshë 14 kg dhe rreth 1 kg hashash të fshehura në një valixhe të vogël në dhomën e gjumit. 

Personi me iniciale B.A kishte rënë edhe më parë në duart e policisë italiane në 2012 nën akuzën e përfshirjes në grupet e narkotikëve, ku më pas ishte ekstraduar në Shqipëri. 2 shqiptarët tashmë do të gjykohen nga drejtësia italiane nën akuzën e ruajtjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë