Policia e Kavajës ka arrestuar në flagrancë Edmond Tila, 22 vjeç, dhe Artur Tila, 23 vjeç të dy banues në Golem Kavajë. Arrestimi i tyre erdhi pasi i’u gjetën tre doza kanabis sativa Edmonën Tilës dhe gjashtë doza kanabis Artur Tilës.
Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës e Artur Tila, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 kapsolla detonatore për fitil zjarr percjellës, 18 copë fishek model 54, kalibri 7.62mm dhe 5 gëzhoja të kalibrit 8mm.
Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Kavajë për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve“ dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit“.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com