Arrestohen dy turq në Sarandë! Kapiteni kishte fshehur në anije një të ri me letra false

SARANDË-Dy turq janë arrestuar nga policia kufitare ditën e sotme. Ata janë me inicialet N.I. 31-vjeç dhe E.A. 40-vjeç, të banues në Bodrum, Turqi.

Pas kontrollit të ushtruar në anijen turke me flamur amerikan e ankoruar në portin e Sarandës me kapiten 40-vjeçarin me inicialet E.A. është gjetur i fshehur 31-vjeçari me inicialet N.I. të cilit i janë gjetur dokumente të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Report Tv sjell pamjet e anijes turke të bllokuar në Sarandë, ndërsa policia ka nisur hetimet në disa pista për dy të arrestuarit. 

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të shtetasit N.I për veprat penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave" dhe "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror", si dhe në ngarkim të shtetasit E.A për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?



×

Lajmi i fundit

FOTOGALERIA/ Ndërtimet fortifikuese në ‘Ishullin e Sazanit’ në vitet 1915-1921 me qëllim kontrollin e ‘Ngushticës së Otrantos’

FOTOGALERIA/ Ndërtimet fortifikuese në ‘Ishullin e Sazanit’ në vitet 1915-1921 me qëllim kontrollin e ‘Ngushticës së Otrantos’