Autoritetet turke kanë arrestuar 2 reporterë që punojnë për organizatat e huaja në juglindje të Turqisë.
 
Gazetarët janë të agjencive prestigjioze BBC dhe Zëri i Amerikës. Korrespondentja Hatice Kamer u arrestua dje në qytetin Sirvan, ndërsa mbulonte një ngjarje për shembjen e minierës më 17 nëntor, ku 11 trupa janë nxjerrë deri tani.
 
Ndërsa reporteri i pavarur i Zërit të Amerikës Khajijan Farqin, u arrestua po të njëjtën ditë në Diyarkabir.
 
Autoritetet turke nuk kanë dhënë ende asnjë deklaratë për arrestimet ndërsa dhjetëra gazetarë të tjerë janë arrestuar gjatë këtyre muajve.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com