Arrestohen katër shqiptarë në Genova, tregtonin kokainë dhe e fshihnin në gropat e ullinjve

Arrestohen katër shqiptarë në Genova, tregtonin kokainë dhe e fshihnin në gropat e ullinjve

 ITALI- Katër shqiptarë janë arrestuar mengjesin e sotëm në Genova të Italisë, pasi ishin pjesë e një bande që merrej me trafik lëndësh narkotike. Policia sekuestroi 2.5 kg kokainë të pastër,  mbi 15 mijë euro cash dhe një pistoletë kalibri gjysmë-utomatik 9×21 me 125 fishekë, shkruajnë mediat italiane. Deri tani nga gjykata janë dhënë 11 masa sigurie “arrest me burg”, si dhe 1 “arrest shtëpie”.

Personat punonin në mënyrë autonome dhe bashkëpunonin me njëri- tjetrin. Të arrestuarit tregtonin drogë në disa sheshe në lagjet  e Sampierdarena, Sestri Ponente dhe Rivarolo. Ata janë marrë dhe me vjedhje nafte, që u duhej për të mbushur makinat për transportin e drogës. Vjedhja e naftës u bë nga tanke dhe kamionë në zonën e Serra Ricc.

Në fillim u vodh naftë në një kompani që prodhon kontejnerë, mw pas në tanket e automjeteve të parkuar në zona të ndryshme të kompanive. Hetimi filloi në shkurt 2018 kur u identifikua një grup i vogël, të cilët u monitoruan në disa zona të qytetit. Droga vinte nga periferia e Milanos dhe më pas paketohej dhe shitej në Xhenova.Sipas medias italiane, ata e paketonin kryesisht në kuti dhe e fshihnin brenda gropave të ullinjve ose hyrjeve nëntokësore në Bolzaneto.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh