Dy shtetas kinezë tentojnë të ikin nga aeroporti me pasaporta false të Koresë së Jugut! Në Muriqan kapen 2 turq

Dy shtetas kinezë tentojnë të ikin nga aeroporti me pasaporta false të Koresë së Jugut! Në Muriqan kapen 2 turq

Foto: Aeroporti 'Nene Tereza'

TIRANE - Dy raste të përdorimit të pasaportave false janë goditur nga policia shqiptare.

Në Tiranë dy shtetas kinezë, përkatësisht 27 dhe 52 vjeç janë arrestuar në aeroportin e Rinasit, i njohur zyrtarisht me emrin "Nënë Tereza" pasi kanë tentuar të largohen me pasaporta false të Koresë së Jugut.

Në dalje të Republikës së Shqipërisë, secili nga këta shtetas ka paraqitur pasaportë të Koresë së Jugut, të cilat pas verifikimeve rezultuan të falsifikuara. Gjatë kontrollit fizik, këtyre shtetasve iu janë gjetur pasaportat e tyre kineze, me të njëjtat gjeneralitete si pasaportat e falsifikuara. 4 pasaportat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, informoi sot policia e Tiranës. 

Të arrestuarit  e identifikuar me inicialet J. Sh., 27 vjeç dhe Ch. Ch., 52 vjeç janë në hetim për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë në Shkodër dy të rinj turq, të moshave 23 vjeç dhe 27 vjeç janë vënë nën hetim nga policia e Shkodrës pasi në dalje të pikës kufitare të Muriqanit kanë paraqitur pasaporta të falsifikuara.  

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori