Dy persona janë arrestuar në Vlorë. Një 25-vjeçar me inicialet J.M. u kap, pasi ishte në kërkim për prodhim dhe shitje droge, i dënuar me 2 vite e gjysmë burgim.
I arrestuari i dytë është K.K. 38-vjeç.
Sipas policisë ai u arrestua në flagrancë në lagjen "Bashkimi" duke vjedhur pjesë shinash të linjës hekurudhore të Ish-Stacionit të Trenit, Vlorë.
Komento