Vidhnin rroba, celularë dhe mallra të tjera në dyqane të ndryshme të Tiranës, arrestohen një burrë dhe një grua.
 
Shërbimet e Komisaraitit të Policisë Nr 3, kanë arrestuar Luigj Topallin, 59 vjeç dhe Gjystina Mengën, 41 vjeçe të dy banues në Tiranë, pasi kishin vjedhur një xhup në dyqanin e shtetases Z. D.

Pas arrestimit janë dokumntuar edhe vjedhjet e mëparshme që këta dy persona kishin kryer. Sipas policisë ata kanë kryer edhe këto vjedhje:

-Me datë 08.12.2016, në rrugën "Lord Bajron", në dyqanin e shtetases D. K., kanë vjedhur një pallto. 
- Me datë 20.08.2016, në rrugën "Gjergji Legisi", në dyqanin e shtetsit A. J., kanë vjedhur aparatin telefonik të markës "General Mobile" dhe portofolin me një vlerë monetare rreth 3500 Lekë.
- Me datë 27.10.2016, në rrugën "Kastriotët", në dyqanin e shtetasit B. H., kanë vjedhur portofolin me një vlerë monetare rreth 50.000 Lekë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Vjedhje" e kryer në bashkëpunim.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com