Arrestohen, siguronin pasaporta
biometrike false për kosovarët

Arrestohen, siguronin pasaporta<br />biometrike false për kosovarët
TIRANE-  Tre persona janë ndaluar nga policia e Durrësit pasi dyshohet se në mënyrë të kundraligjëshme, kanë ndikuar në pajisjen me pasaporta biometrike të shtetasve kosovarë, me qëllimin krijimin e mundësisë së lëvizjes pa viza, në vendet e zonës “Shengen”.

Operacioni i koduar “Kalimi” ka vënë në pranga ”Tefik Shehun, 22 vjeç, nga Durrësi; Ismet Rrahmani, 31 vjeç, nga Peja (Kosovë) dhe Genc Kodra, 26 vjeç nga Durrësi. Arrestimi i tyre është bërë dje padite, rreth orës 17: 30 minuta në Tiranë.

Gjithashtu do të procedohen në gjendje të lirë D. Sh., 19 vjeç dhe O. D., 19 vjeç, që të dy nga Durrësi.

Të arrestuar akuzohen për veprën penale të “ushtrimit të ndikimit të paligjshem ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.”

Në cilësinë e provës materiale, të arrestuarve u është sekuestruar shuma prej 1200 euro ,si dhe një automjeti me targa të huaja. Dy të rinjtë të cilët po hetohen në gjendje të lirë, kanë të hapur dhe një tjetër procedim penal për falsifikimim të monedhave.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online