Arrestohen 3 persona në Gjirokastër, 2 për kanabis dhe 1 për vjedhje

Arrestohen 3 persona në Gjirokastër, 2 për kanabis dhe 1 për vjedhje

Foto ilustruese

Gjirokastër- Arrestohen 3 persona, 2 për kultivim të lëndëve narkotike dhe një për vjedhje.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, shtetasi me iniciale E.N 36- vjeç, lindur në Lushnjë dhe banues në lagjen "Granica" Gjirokastër, është kapur në tentativë duke vjedhur banesën  e shtetasit me iniciale B.I. Vjedhja do të kryhej mëngjesin e ditës së djeshme rreth orës 00:30.

Ndërsa dy të arrestuarit të tjerë me iniciale A. B. 55-vjeç dhe E. B. 29 -vjeç, banues në fshatin Vasjar, Bashkia Memaliaj, në një banesë të pa banuar por që kujdeseshin të arrestuarit, është gjetur kanabis, ku dhe disa prej bimeve narkotike janë asgjesuar.

Materialet për çështjet e të arrestuarve i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës  së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë