Arrestohen tre persona në Pogradec e Korçë, kapet 57–vjeçari i dënuar një vit më parë

Arrestohen tre persona në Pogradec e Korçë, kapet 57–vjeçari i dënuar një vit më parë

Foto ilustruese

POGRADEC-Arrestohen dy persona në Pogradec për mashtrim me kredi dhe drejtim makine në gjendje të dehur.

I arrestuari është E. Ç., 57 vjeç, banues në Pogradec, pasi para një viti, Gjykata e Apelit Korçë me e dënoi me 4 muaj burg për veprën penale “Mashtrimi në kredi”.

Kurse S. K., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi në vendin e quajtur “Enkelana”, Pogradec, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Citroen” dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë të rendit publik gjatë ushtrimit të detyrës.

Sipas policisë, materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec. 

Kurse në Korçë filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit K. K., 33 vjeç, banues po në Korçë, pasi, gjatë kontrollit në lokal në lagjen nr. 11, iu gjetën dhe sekuestruan tavolinë pokeri, 31 copë fisha dhe letra bixhozi, të cilat dyshohet se përdoreshin për të ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin" dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë