Janë arrestuar 3 persona në Cërrik pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tre të miturve.
3 të mitur janë goditur me grushte nga 3 persona maxhoren. Të miturit janë rreth moshës 15-vjeçare, ndërsa personat që i kanë goditur dhe më pas janë arrestuar në flagrancë nga policia janë mosha 21, 22 dhe 25 vjeçare.
Ende nuk janë bërë të ditura arsyet e konfliktit i cili degradoi në dhunë fizike. Të gjithë personat janë banues në Cërrik dhe akuzohen për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje kryer në bashkëpunim.”