Arrestohen tre persona, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për krim seksual, vjedhje e trafik kokaine

Arrestohen tre persona, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për krim seksual, vjedhje e trafik kokaine

Tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë vënë në prangat e policisë. Të arrestuarit janë G. B., 31 vjeç, Dritan Kllogjeri, 34 vjeç dhe Ernest (Nasi) Kaçi., 45 vjeç.

Policia njofton se Ernest (Nasi) Kaçi.,  banues në Tiranë është arrestuar në rrugën “Hamdi Sina”. Ky 45-vjeçar,  ishte shpallur në kërkim në 19 nëntor 2019, pasi autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar urdhër-arresti më datë 28 tetor 2019, pasi Gjykata e Sienas, Itali e ka dënuar këtë shtetas me 12 vite burg për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Mbajtja e sendeve të vjedhura”. Tashmë 45-vjeçari pritet të ekstradohet drejt Italisë.

I arrestuari tjetër është Dritan Kllogjeri, 34 vjeç, për të cilin Gjykata e Firences, Itali e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Krime seksuale”. Ky person nga viti 2007 deri në 2012, në Firenzuola dhe Firenze e ka detyruar duke e kërcënuar dhe rrahur ish-gruan e tij për të kryer marrëdhënie seksuale.

Ndërsa i arrestuari i tretë është kapur nga policia e Beratit. Për G. B., 31 vjeç Gjykata e Arezzos, Itali ka lëshuar ndaj tij urdhër-arresti ndërkombëtar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim, në mënyrë të përsëritur”. Ky 31-vjeçar, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, nga periudha 01.12.2017 deri 24.06.2018 është i përfshirë në trafikimin e lëndës narkotike, kryesisht të llojit kokainë. Në qershor 2018, ky person, në bashkëpunim me disa të tjerë kishte marrë 139 doza me lëndë narkotike kokainë, me qëllim për ta shpërndarë në qytetin e Arezzos.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie