Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, bën me dije se ka finalizuar me sukses operacioni "AIR-MONEY", ku janë arrestuar tre shtetas pasi kanë tentuar të përfitojnë në mënyrë të paligjshme transfertat bankare.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në një deklaratë për mediat sot pasdite, bën me dije se Strukturat e Sektorit për Krimet Kompjuterike në Drejtorinë e Përgjithshme  të Policisë së Shtetit dhe Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, në bashkëpunim me ato të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kanë finalizuar operacionin policor "AIR-MONEY", me arrestimin e shtetasve; Fabian Kuqi, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, Marsen Vathi, 26 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë dhe Elvi Memaj, 26 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
"Arrestimi i tyre është bërë në vijim të hetimeve proaktive 2 mujore, të kryera  nga punonjësit e Sektorit për Krimet Kompjuterike, për arsye se shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të përftojnë në mënyrë të paligjshme transfertat bankare përkatësisht në shumat prej 100.000 Euro dhe 39.000 Euro, nëpërmjet kartave të tyre bankare të lëshuara nga dy banka të nivelit të dytë në Shqipëri ", thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit"./atsh/