Arrestohet 103-vjeçarja në Itali, po drejtonte automjetin pa leje drejtimi

Arrestohet 103-vjeçarja në Itali, po drejtonte automjetin pa leje drejtimi

Foto ilustruese: Karabinier italian

ITALI- Një 103-vjeçare italiane u arrestua teksa drejtonte automjetin, në mes të natës, me patentë të skaduar dhe pa sigurim, pasi ishte nisur të “vizitonte miqtë” pranë Ferrarës, siç njoftoi policia italiane ditën e sotme.

Karabinierët morën një telefonatë në lidhje me shoferen e moshuar, e cila po qarkullonte në qendër të Bodenos, një komunitet prej 13,000 banorësh në Emilia Romana.

Karabinierët u surprizuan kur panë që shoferja ishte e datëlindjes së vitit 1920 dhe ishte në gjendje të ulej në timon dhe të shkonte në Bodeno për të parë miqtë e saj.

Sipas CNN, Zonja e moshuar, e cila drejtonte makinën edhe pse i kishte skaduar patenta dy vite më parë, “ishte e çorientuar dhe vazhdonte të ecte në të njëjtat rrugë”.

Karabinierët i dhanë vetëm një qortim verbal njëqindvjeçares dhe e shoqëruan për në shtëpi.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë