Arrestohet 17-vjeçari në Librazhd, në pranga edhe fqinji i tij, e shtyu të vjedhë celularë

Arrestohet 17-vjeçari në Librazhd, në pranga edhe fqinji i tij, e shtyu të vjedhë celularë

Një i ri 17 vjeç përfundoi në pranga pasi vodhi disa celularë në një dyqan ndërkohë që ishte shpallur në kërkim pasi kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", gjithashtu për vjedhje.

Policia e Librazhdit thotë se u arrestua edhe fqinji i tij 44-vjeçar pasi e ka shtyrë 17-vjeçarin të vjedhë të cilit më pas i merrte celularët.

'E. B., 17 vjeç, banues në Librazhd, i shpallur në kërkim, pasi më datë 28.11.2023, nuk u gjet në banesë, ndërkohë që ishte në masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprat penale "Vjedhja" dhe "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt", dhe më datë 19.12.2023, ka vjedhur 4 celularë në një dyqan celularësh, në pronësi të shtetasit Z. M. 

Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast u bë arrestimi i shtetasit V. K., 44 vjeç, banues në Librazhd, (fqinji i 17-vjeçarit), pasi dyshohet se ka shtyrë 17-vjeçarin, për të kryer vjedhje, si dhe ka mbajtur në banesën e tij, celularët e vjedhur. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Z. M., 40 vjeç, banues në Librazhd, pasi ka marrë celularët nga shtetasi V. K. dhe nuk ka kallëzuar për vjedhjen.  Celularët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.'- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika  si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika  si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore