Policia e Lezhës ka arrestuar një 17-vjeçar pasi në banesë i është gjetur një armë zjarri pa leje.
Në pranga të bluve të Lezhës ka rënë P. N., 17 vjeç, banues në Mamurras.
Gjatë kontrollit në dhomën e gjumit, në banesën ku jetonte ky shtetas, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.