Dy persona janë arrestuar në flagrancë në Selenicë, pasi janë gjetur të mbjella disa bimë narkotike afër shtëpive të tyre. Personat e arrestuar në fshatin Velçë janë  S.Xh., 67 vjeç dhe B.Xh., 70 vjeç.

Gjithashtu policia ka arrestuar në flagrancë  44- vjeçarin S.S., pasi po drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Arrestimi u bë në lagjen "11 Janari" dhe personi është  banues në fshatin Buzmadh të Fierit.

Në qytetin e Sarandës ka ndodhur një tjetër arrestim për shitje të lëndëve narkotike, ku është arrestuar një 18- vjecar dhe një tjetër është vënë nën hetim nga policia. Personi është R.M., banues në  Shelegar të Sarandës. Arrestimi u bë në vendin e quajtur "Çentrali" Sarandë pasi nga kontrolli fizik iu gjet 1.38 gramë kokainë dhe një sasi e vogël kanabis sativa. Policia ka vënë nën hetim 16 vjeçarin A.Z., pasi iu gjet një sasi e vogël kanabis.