KAVAJË- Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e policisë  pasi akuzohet për vjedhje të ndodhura në markete dhe minimarkete gjatë muajve të fundit në plazhin e Golemit. 18-vjeçari ishte dënuar edhe më herët për vjedhje.

Dyshohet se ai kishte vjedhur në 4 markete dhe 1 minimarket, vlera monetare, mallra ushqimorë dhe pije alkoolike e freskuese.

Policia njofton se materialet procedurale do t'i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.