Arrestohet 20-vjeçari në Elbasan, kapet me më shumë se 44-mijë fara kanabisi! Nën hetim penal shoku i tij

Berni Murati, 20-vjeç, banues në fshatin Griqan, është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi është kapur me fara kanabisi, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë shoku i tij F.K, 20-vjeç për mos kallzim krimi.

Sipas policisë në lagjen ”28 Nëntori”, në bazë të informacioneve është ushtruar kontroll fizik ndaj 20-vjeçarit, të cilit i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi farash bimore të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa.  Pas kontrollit edhe në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar një sasi farash të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa, një sasi farash të kultivuara në gota plastike dhe municion luftarak.  

Policia ka sekuesrua në total 44.380 fara të dyshuara kanabis, municion luftarak dhe sende të tjera të dyshuara që do të shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/03/2022 00:57

    Nuk eshte nevoja t'i numerosh kokerr per kokerr,mjafron te perdoresh disa njohuri baze si volumi,pesha,madhesia e qeses,enes,sip.,etj.Ata qe jane te mire ne math.jane te zote t'i perllogaritin shume lehte.

    Përgjigju
  • Loni: 24/03/2022 10:28

    Kush I numeroj farat?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

Atentati ndaj Kryeministrit Fico, autoritetet sllovake: I motivuar politikisht! Ministri i Mbrojtjes: Momenti më i trishtë në historinë e vendit

Atentati ndaj Kryeministrit Fico, autoritetet sllovake: I motivuar politikisht! Ministri i Mbrojtjes: Momenti më i trishtë në historinë e vendit