Andrea Kola është arrestuar nga policia Durrësit në kuadër të operacionin ‘Sundimi i Ligjit’.
Gjatë kontrolleve në shtëpinë e 21 vjeçari në fshatin Xhafzotaj, dhe në automjetin me të cilin ky shtetas lëvizte në këtë fshat, policia gjeti dhe sekuestroi, një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.
Operacioni "Sundimi i ligjit" vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve,armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Komento