Tiranë/ Arrestohet 21-vjeçari, vihet në kërkim bashkëpuntori, po transportonin 9 emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të BE-së

Tiranë/ Arrestohet 21-vjeçari, vihet në kërkim bashkëpuntori, po transportonin 9 emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të BE-së

Foto ilustruese

TIRANË- Arrestohet një 21-vjeçar dhe vihet në kërkim bashkëpunëtori i tij në Tiranë për transportin e 9 emigrantëve të paligjshëm me mjetin e tij privat.

Në operacionin e koduar "TRACKING", u arrestua personi me iniciale J. K., 21 vjeç, banues në Has dhe u shpall në kërkim personi me iniciale E. K., 21 vjeç, i cili dyshohet se është i implikuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

I arrestuari në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se kundrejt një shume, ka marrë me mjetin e tij privat, 9 shtetas emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Sipas policisë,  materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI